Ballkani mposht Malishevën dhe merr kreun e tabelës, Llapi triumfon ndaj Drenicës, Gjilani – Ferizaj ndahen baras

Kanë përfunduar tri ndeshjet hapëse të pjesë së dytë të sezonit në Superligën e Kosovës. Ballkani ka marrë fitoren e parë në pjesën e dytë të sezonit. Kampioni në fuqi mposhti skuadrën e Malishevës, me rezultat 4:2, shkruan lajmi.net. Për Ballkanin shënoi dy herë Albion Rrahmani, fillimisht në minutën e 28’, më pas në të…

Sport

11/02/2023 14:58

Kanë përfunduar tri ndeshjet hapëse të pjesë së dytë të sezonit në Superligën e Kosovës.

Ballkani ka marrë fitoren e parë në pjesën e dytë të sezonit. Kampioni në fuqi mposhti skuadrën e Malishevës, me rezultat 4:2, shkruan lajmi.net.

Për Ballkanin shënoi dy herë Albion Rrahmani, fillimisht në minutën e 28’, më pas në të 43’.

Kurse Arber Pira realizoi autogol në favor të suharekasve.

Kështu pjesa e parë u mbyll 3:0 për Ballkanin. Në pjesën e dytë Malisheva ishin shumë të rrezikshëm.

Në minutën e 69’ ishte Ilir Mustafa realizoi nga penalltia dhe ngushtoi epërsinë e Ballkanit.

Për rezultatin 2:3 u përkujdes Hazrollaj që realizoi supergol në minutën e 73’.

Më pas ata kishin mundësi të artë për të barazuar, por në vend ishte portieri i Ballkanit.

Në anën tjetër kampioni i Kosovës arriti të realizojë sërish dhe të mbyllte dilemën e fituesit.

Në minutën e shënoi 81′ Tusha dhe çoi rezultatin në 4:2.

Më këtë fitore Ballkani merr kreun me 41 pikë, kurse Malisheva pozicionohen në vendin e tetë me 19 pikë gjithsej.

Llapi gjithashtu arriti fitore 1:0 në ndeshjen ndaj Drenicës.

Francisco Rivera shënoi golin e vetëm për llapjanët.

Në minutën e 13’ Rivera shënoi nga penalltia.

Llapi pas tri pikëve pozicionohen në vendin e pestë me 23 pikë, teksa Drenica qëndron në vendin e shtatë me 20 pikë.

Ndërsa ndeshja Gjilani – Ferizaj pavarësisht mundësive u mbyll pa gola.

Gjilani pas këtij barazimi ndodhen në vendin e tretë me 28 pikë, Ferizaj thellohen edhe më shumë në vendin e fundit me vetëm 14 pikë./Lajmi.net/