Vazhdon drama Leao, Maldini tregon nëse janë afër rinovimit

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini flet për të ardhmen e Rafael Leao. Ylli i ‘Rossoneri’, Leao ka kontratë me ekipin e tij deri në vitin 2024 dhe ende nuk ka vazhduar nënshkruar marrëveshje të re. Tash e sa kohë drejtuesit e klubit janë në bisedime me drejtuesit e portugezit, por bisedimet po ngecin. Së fundmi…

Sport

11/02/2023 11:26

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini flet për të ardhmen e Rafael Leao.

Ylli i ‘Rossoneri’, Leao ka kontratë me ekipin e tij deri në vitin 2024 dhe ende nuk ka vazhduar nënshkruar marrëveshje të re.

Tash e sa kohë drejtuesit e klubit janë në bisedime me drejtuesit e portugezit, por bisedimet po ngecin.

Së fundmi në lidhje më këtë ka komentuar drejtori i klubit, Maldini.

“Tani po punojmë për marrëveshjen e re të Leao. Jemi në të njëjtën pikë, nuk është momenti i duhur për të menduar për nënshkrimin”, tha fillimisht ai.

“Nuk ka takime të planifikuara, por mund të bëhet lehtësisht me videotelefonatë”, përfundoi italiani.

Kujtojmë që situatën e sulmuesit janë duke e monitoruar shumë ekipe./Lajmi.net/