Martin Berishaj: Hedh poshtë pretendimet, janë spekulime që kanë qëllim denigrimin tim dhe të Kosovës

Ka filluar Forumi Ekonomik Kosovë-Kroaci, në Prishtinë. I pranishëm në prag të nisjes ishte edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. I njëjti me këtë rast ka deklaruar se raportimet për përfshirjen e tij në një aferë korruptive janë qëllimkëqija. “Jam shumë i gëzuar që prezantoj shtetin e Kosovës si ambasador në Kroaci. Ato…

Lajme

26/01/2023 11:33

Ka filluar Forumi Ekonomik Kosovë-Kroaci, në Prishtinë. I pranishëm në prag të nisjes ishte edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

I njëjti me këtë rast ka deklaruar se raportimet për përfshirjen e tij në një aferë korruptive janë qëllimkëqija.

“Jam shumë i gëzuar që prezantoj shtetin e Kosovës si ambasador në Kroaci. Ato janë spekulime të cilat i hedh poshtë e të cilat kanë qëllim denigrimin e personalitetit tim dhe imazhit të Kosovës”, ka deklaruar Berishaj para gazetarëve.

Ai tutje tha se “besoj se shpifësit do të dalin para gjyqit”.

Po ashtu Berishaj tha se sot është e rëndësishme të flitet për Forumin Kosovë-Kroaci./Lajmi.net/