Gjon Karrica dërgohet në spital pas disa shqetësimeve shëndetësore
Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica apo Lugati, thuhet se është dërguar mëngjesin e sotëm në spital. Sipas Klan Kosovës, ai ka pasur një shqetësim shëndetësor, të cilit menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore. I njëjti momentalisht është në gjendje stabile, ndërkohë që po vazhdon akoma të jetë nën përkujdesje të mjekëve.…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2023/01/sdf-3.jpg)
ShowBiz
Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica apo Lugati, thuhet se është dërguar mëngjesin e sotëm në spital.
Sipas Klan Kosovës, ai ka pasur një shqetësim shëndetësor, të cilit menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore.
I njëjti momentalisht është në gjendje stabile, ndërkohë që po vazhdon akoma të jetë nën përkujdesje të mjekëve.
Përveç Gjonit, këto ditë disa shqetësime i pati edhe banorja tjetër Juliana Nura, të cilën po ashtu e dërguan për kontrolle në një spital privat.
Konkurrentët kanë ofruar spektakël, kanë bërë rrëfime të ndryshme nga jeta dhe karriera e tyre profesionale.
I fundit banor që u largua nga shtëpia ishte Getinjo, i cili kërkoi që të dilte me dëshirë, pasi nuk e shihet veten më tej, duke theksuar se nuk hyri për të fituar çmimin e madh prej 200 mijë eurosh.