Zyrtare: Egzon Qerimi rikthehet te Llapi

Egzon Qerimi është lojtari më i ri i Llapit. Lajmin e ka konfirmuar klubi nga Podujeva, me anë të një njoftimi, transmeton lajmi.net. Mesfushori është rikthyer në ish-ekipin e tij, pas eksperiencave në disa ekipe të tjera të Kosovës. Më poshtë lajmi.net jua përcjell postimin e klubit: “Mirësevjen Egzon Qerimi. Mesfushori qëndror vjen tek Llapi…

Sport

13/01/2023 16:44

Egzon Qerimi është lojtari më i ri i Llapit.

Lajmin e ka konfirmuar klubi nga Podujeva, me anë të një njoftimi, transmeton lajmi.net.

Mesfushori është rikthyer në ish-ekipin e tij, pas eksperiencave në disa ekipe të tjera të Kosovës.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell postimin e klubit:

“Mirësevjen Egzon Qerimi.

Mesfushori qëndror vjen tek Llapi pas një eksperience me Dukagjinin e Klinës.

KF Llapi njofton se ka arritur marrëveshje me mesfushorin qëndror, Egzon Qerimi.

29-vjeçari rikthehet në ekipin e vendlindjes pas disa viteve të kaluara në KEK, Onix, Arbëri, Ulpianë e së fundmi në Dukagjinin e Klinës.

Qerimi do bashkohet sot me ekipin në përgatitje për edicionin pranveror dhe do jetë përforcim për mesfushën e ekipit”./Lajmi.net/