Sarabia mund të transferohet te Milani

Pablo Sarabia mund të transferohet drejt Serie A. Sipas ‘Calciomercatoweb’, Milani ka ofruar 10 milionë euro për anësorin e Paris Saint Germain, Pablo Sarabia, transmeton lajmi.net. Sipas raportit, PSG po shqyrton pranimin e ofertës, me Sarabia që dëshiron të largohet nga kampionët e Ligue 1 për më shumë kohë loje diku tjetër. Teksa gjiganti italian…

Sport

08/01/2023 17:53

Pablo Sarabia mund të transferohet drejt Serie A.

Sipas ‘Calciomercatoweb’, Milani ka ofruar 10 milionë euro për anësorin e Paris Saint Germain, Pablo Sarabia, transmeton lajmi.net.

Sipas raportit, PSG po shqyrton pranimin e ofertës, me Sarabia që dëshiron të largohet nga kampionët e Ligue 1 për më shumë kohë loje diku tjetër.

Teksa gjiganti italian po shihet si opsion i mirë edhe për lojtarin.

Mbetet të shihet nëse do ketë marrëveshje ndërmjet klubeve për spanjollin./Lajmi.net/