Zyrtare: Benjamin Agyare rikthehet te Drita

Benjamin Agyare vishet bardhë e kaltër. Benjamin Agyare rikthehet te Drita pas një huazimi katër mujor te Drenica. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një postimi, transmeton lajmi.net. Agyare kishte nënshkruar me gjilanasit në verën e vitit të kaluar deri më 2025 dhe më pas u huazua tek Drenica për të debutuar…

Sport

05/01/2023 15:41

Benjamin Agyare vishet bardhë e kaltër.

Benjamin Agyare rikthehet te Drita pas një huazimi katër mujor te Drenica.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një postimi, transmeton lajmi.net.

Agyare kishte nënshkruar me gjilanasit në verën e vitit të kaluar deri më 2025 dhe më pas u huazua tek Drenica për të debutuar në Superligën e Kosovës.

Te Drenica ka zhvilluar 13 ndeshje në total dhe tani është bashkuar me Dritën ku do të filloj përgatitjet për stinorin pranveror.

Agyare më parë ka qenë pjesë edhe e kampionatit shqiptar, te skuadra e Apolonis së Fierit./Lajmi.net/