Përfundon pa fitues ‘drama’ në derbin e qytetit, Barcelona dhe Espanyol ndajnë pikët

Nuk ka fitues në derbin katalanas. Barcelona dhe Espanyol janë ndarë baras 1:1, shkruan lajmi.net. ‘Blaugrana’ e gjetën golin mjaft herët. Ata shënuan qysh në minutën e 7’ me Marcos Alonso. Pas një korneri të ekzekutuar në favor të katalunsave, realizoi spanjolli. Ndeshja më pas vijoi me raste të tjera, sidomos nga Barça, por pjesa…

Sport

31/12/2022 16:02

Nuk ka fitues në derbin katalanas.

Barcelona dhe Espanyol janë ndarë baras 1:1, shkruan lajmi.net.

‘Blaugrana’ e gjetën golin mjaft herët.

Ata shënuan qysh në minutën e 7’ me Marcos Alonso.

Pas një korneri të ekzekutuar në favor të katalunsave, realizoi spanjolli.

Ndeshja më pas vijoi me raste të tjera, sidomos nga Barça, por pjesa e parë nuk dhuroi më gola.

Pjesa e dytë ishte më e zjarrtë si në raste, ashtu edhe në rrjedhën e lojës.

Në minutën e 73’ ishte Alonso që shkaktoi penallti, ndërsa në gol e konkretizoi Joselu.

Pas golit të barazimit ndeshja u konkretizua me shumë tensione.

Në minutën e 78’ Jordi Alba pas një faulli u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua.

Por, me të kuq u ndëshkuan edhe dy lojtarë të Espanyol, por njërit iu hoq pas rishikimit të VAR.

Barcelona në minutat e mbetur ishin tejet kërkues të golit.

Lewandowski kishte mundësi të mirë t’i dhuronte epërsinë Barçës, por nuk shënoi.

Kështu ndeshja u mbyll 1:1.

Pas këtij barazimi Barcelona merr kreun me 38 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në pozitën e dytë.

Ndërsa, Espanyol pozicionohen në vendin e 16 me 13 pikë./Lajmi.net/