Formacionet zyrtare: Barcelona – Espanyol

Sot me fillim nga ora 14:00 do të zhvillohet “Derbi Barceloni”, ku stadiumi “Camp Nou” do të jetë nikoqir i përballjes interesante mes Barcelonës dhe Espanyolit. Të dy skuadrat nga Katalonia, do ta kenë synimin e vetëm që ta mbyllin vitin 2022, prandaj pritet që të zhvillohet një ndeshje tejet interesante, përcjell lajmi.net. Në xhiron…

Sport

31/12/2022 12:51

Sot me fillim nga ora 14:00 do të zhvillohet “Derbi Barceloni”, ku stadiumi “Camp Nou” do të jetë nikoqir i përballjes interesante mes Barcelonës dhe Espanyolit.

Të dy skuadrat nga Katalonia, do ta kenë synimin e vetëm që ta mbyllin vitin 2022, prandaj pritet që të zhvillohet një ndeshje tejet interesante, përcjell lajmi.net.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin spanjoll, Barça e mposhti Osasunan me rezultat të ngushtë 2:1, kurse Espanyoli pësoi humbje nga Villarreali me shifrat 1:0.

Momentalisht, Barcelona zë vendin e dytë në tabelë me 37 pikë, një larg Real Madridit në vendin e parë që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Në anën tjetër, Espanyoli renditet në vendin e 17 me 12 pikë të arkëtuara.

Përballja e fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin shkurt të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 2:2.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell formacionet zyrtare:

Barcelona:

Espanyol: