Haziri me një tjetër teori: Barrikadat nuk ishin as në dorën e Kurtit as të Vuçiqit

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për situatën e fundit të krijuar në veri. Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se vendimi për barrikadat nuk ishte as në dorën e Kurtit e as të Vuçiqit, shkruan lajmi.net. “Veriu i Kosovës nga jonormalja drejt normales për shkak diplomacisë dhe durimit. Vendimi…

Lajme

29/12/2022 23:10

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për situatën e fundit të krijuar në veri.

Ai me anë të një postimi në Facebook ka thënë se vendimi për barrikadat nuk ishte as në dorën e Kurtit e as të Vuçiqit, shkruan lajmi.net.

“Veriu i Kosovës nga jonormalja drejt normales për shkak diplomacisë dhe durimit. Vendimi nuk ishte as në dorën e Kurtit e as të Vuçiqit. Ata shkaktuan kaosin e inatit, por partnerët e popullit të Kosovës, me durim dhe diplomaci, filluan normalizimin deri në krizën tjetër që do ta prodhojnë prapë!”, ka shkruar ai.

Haziri, ka thënë se barrikadat, si mjete presione janë të papranueshme dhe dialogu është e vetmja zgjidhje.

“Barrikadat, si mjete presioni, të papranueshme. #Dialogu zgjidh probleme!”, shkroi ai. /Lajmi.net/