Trepça ’89 me fushë të futbollit në emër të futbollistit të ndjerë Erion Kajtazi
Klubi i Mitrovicës, Trepça ’89 ka përuruar një fushë të futbollit në emër të ish futbollistit të ndjerit – Erion Kajtazi Javë më parë Erioni ndërroi jetë gjatë një ndeshjeje me ekipin e të rinjve të klubit mitrovicas. Vdekja e tij në moshë të hershme tronditi të gjithë futbolldashësit. Së fundmi është klubi i Trepça…
Sport
Klubi i Mitrovicës, Trepça ’89 ka përuruar një fushë të futbollit në emër të ish futbollistit të ndjerit – Erion Kajtazi
Javë më parë Erioni ndërroi jetë gjatë një ndeshjeje me ekipin e të rinjve të klubit mitrovicas.
Vdekja e tij në moshë të hershme tronditi të gjithë futbolldashësit.
Së fundmi është klubi i Trepça ’89 që kanë hapur një fushë futbolli në emër të të ndjerit.
Më poshtë e gjeni njoftimin e mitrovicasve:
“Sot u mbajt ceremonia e përurimit të Fushës së Futbollit afër Liqenit në emër të ish futbollistit tonë të ndjerit – Erion Kajtazi.
Në ceremoni patë një numër të madhë të dashamirëve dhe instuticioneve të cilët patën mundësi të jenë pjesë e kësaj ceremonie.
Në Emër të Klubit Futbollistik Trepça’89 dhe Familjës Kajtazi i Falenderojmë të gjithë të pranishmit të cilët patën mundësi të jenë pjesë dhe të gjithë ata të tjerët të cilët nuk patën mundësi por përsëri na përuruan për ceremonin.
Gjithashtu falenderojmë instucionet të cilat patën mundësi të jenë pjesamarrës, Nën Kryetarin e Komunës së Mitrovicës z. Arian Tahiri, të gjithë zyrtarët e Kuvendit Komunal dhe Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës z. Agim Ademi të cilët patën mundësin të jetë prezent me neve dhe të ndajën dhimbjen me një fjalë rasti.
Me respekt
Klubi Futbollistik Trepça’89”./Lajmi.net/