Ishin të parkuar në Gllogoc, gjashtë të shtëna me armë zjarri ndaj disa qytetarëve

Një rast “Vrasje në tentativë” është raportuar së fundi në Gllogoc. Një person i panjohur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture e cila ishte e parkuar dhe brenda në veturë kishte njerëz. Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja të armës dhe një predhë, transmeton lajmi.net. “Është identifikuar njëri nga…

Lajme

21/12/2022 10:55

Një rast “Vrasje në tentativë” është raportuar së fundi në Gllogoc.

Një person i panjohur kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture e cila ishte e parkuar dhe brenda në veturë kishte njerëz.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja të armës dhe një predhë, transmeton lajmi.net.

“Është identifikuar njëri nga të dyshuarit i cili është intervistuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”,thuhet në njoftimin për media./Lajmi.net/