Musliu-Shoshi: Shqetësim kryesor i Ligjit për Paga mbetet vlera e koeficientit dhe paga minimale

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka vlerësuar se shqetësimi kryesor i Projektligjit për Pagat mbetet vlera e koeficientit dhe shumës së pagës minimale. Ajo një gjë të tillë e ka deklaruar në ‘Facebook’, duke thënë se një shqetësim të këtillë ia ka ngritur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në Kuvendin e Kosovës, mirëpo i njëjti…

Lajme

16/12/2022 23:18

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka vlerësuar se shqetësimi kryesor i Projektligjit për Pagat mbetet vlera e koeficientit dhe shumës së pagës minimale.

Ajo një gjë të tillë e ka deklaruar në ‘Facebook’, duke thënë se një shqetësim të këtillë ia ka ngritur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, në Kuvendin e Kosovës, mirëpo i njëjti nuk ka dhënë përgjigje, shkruan lajmi.net.

“Shqetësim kryesor mbet vlera e koeficientit dhe shuma e pagës minimale! Ju kujtohet, këtë pyetje e adresova te Kryeministri Kurti gjatë seancës plenare por pranuam vetëm heshtje”, deklaroi deputetja e PDK-së në ‘Facebook’.

“Duke qenë pjesë e shërbimit civil përplot 12 vjet bashkëndjejë rendësinë e dy projektligjeve: atë për zyrtarët publikë ( nr.08/L-197)dhe për pagat në sektorin publik (nr.08/L-196)”.

“Secili nga ju meriton ligjërisht të trajtohet me dinjitet e të vlerësohet për punën dhe mundin që bënë.  Ligji duhet të garantoj mundësinë e gradimit kur ke përformancë të mirë në punë e të arrishë në pozitat me të larta. Pra, puna me përkushtim do të shpërblehet me avancim. Nuk mund te kesh pozitën drejtor apo pozitë tjetër të lartë përjetësisht!”. /Lajmi.net/