Barca do të fokusohet në Zubimendin
Barcelona ka ndarë mendjen për misionin e madh të radhës në merkato. Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Barcelona do të bëjë vetëm një nënshkrim gjatë merkatos së janarit, përcjell lajmi.net. Gjigantët spanjoll po shohin mundësinë të nënshkruajnë me Martin Zubimendi, përkundër se treguan interesim për lojtarë të ndryshëm. Gjigantët katallanë do të duhet të zbrazin…
Sport
Barcelona ka ndarë mendjen për misionin e madh të radhës në merkato.
Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, Barcelona do të bëjë vetëm një nënshkrim gjatë merkatos së janarit, përcjell lajmi.net.
Gjigantët spanjoll po shohin mundësinë të nënshkruajnë me Martin Zubimendi, përkundër se treguan interesim për lojtarë të ndryshëm.
Gjigantët katallanë do të duhet të zbrazin rreth 60 milionë euro për të marrë shërbimet e lojtarit.
Zubimendi është identifikuar nga Barcelona si një pasues i Sergio Busquets. /Lajmi.net/