Man United, Man City e Chelsea hapin ofertat për Gvardiol – nisin nga 82 milionë funte
Manchester United, Manchester City dhe Chelsea raportohet të kenë bërë ofertat e para për reprezentuesin e Kroacisë, Josko Gvardiol. Gvardiol është një nga mbrojtësit që po merr vëmendjen më të madhe, pas paraqitjeve të mira me RB Leipzig dhe rikonfirmimit në Kampionatin Botëror 2022. Leipzig duhet të bëhen gati për një luftë ofertash për kartonin…
Sport
Manchester United, Manchester City dhe Chelsea raportohet të kenë bërë ofertat e para për reprezentuesin e Kroacisë, Josko Gvardiol.
Gvardiol është një nga mbrojtësit që po merr vëmendjen më të madhe, pas paraqitjeve të mira me RB Leipzig dhe rikonfirmimit në Kampionatin Botëror 2022.
Leipzig duhet të bëhen gati për një luftë ofertash për kartonin e Gvardiol, pasi tre gjigantët e Anglisë tashmë kanë nisur zjarret e para.
City thuhet të kenë ofruar 85 milionë funte për Gvardiol, me ofertën e tyre që përfshinë bonuse dhe një përqindje në shitje të kartonit, përcjell lajmi.net.
Chelsea dhe United, në anën tjetër, thuhet të ofertojnë mes 77 milionë dhe 82 milionë funteve.
Mbetet të shihet kush nga skuadrat do ta fitojë garën për kartonin e Gvardiol. /Lajmi.net/