“Dardanët” me aksion simbolik për pesëvjetorin e themelimit – do shpërndajnë dhurata për fëmijët

Tifo-grupi “Dardanët” për nder të pesëvjetorit të themelimit, do ta nisë një fushatë bëmirëse. Ky përvjetor do t’i gjejë më të mobilizuar se kurrë tifozët e Kosovës, që për nder të kësaj dite do të shpërndajnë dhurata për fëmijët e SOS fshatrave, fëmijët me Sindrom Down dhe fëmijët që vuajnë nga sëmundjet. Aktiviteti do të…

Sport

13/12/2022 15:02

Tifo-grupi “Dardanët” për nder të pesëvjetorit të themelimit, do ta nisë një fushatë bëmirëse.

Ky përvjetor do t’i gjejë më të mobilizuar se kurrë tifozët e Kosovës, që për nder të kësaj dite do të shpërndajnë dhurata për fëmijët e SOS fshatrave, fëmijët me Sindrom Down dhe fëmijët që vuajnë nga sëmundjet.

Aktiviteti do të zhvillohet në katër ditë, pra prej datës 27 deri më 30 dhjetor.

Kampanja në fjalë do të quhet “Për njëri-tjetrin”.

Rikujtojmë se aktivitete të tilla, për nder të përvjetoreve, janë bërë edhe në të kaluarën nga “Dardanët”.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të “Dardanëve” në Facebook. 

Për njëri-tjetrin” kampanja që organizohet për vitin e 5-të nga Dardanët. Në këtë fundvit, në datat 27-28-29-30 dhjetor do bëhet shpërndarja e dhuratave njejt’ si vitet e kaluara. Dhuratat do shpërndahen për fëmijët bonjak në SOS fshatra, fëmijët me Down Syndrome, fëmijët të cilët festat e fundvitit duhet t’i presin në spitale për shkak të sëmundjeve, fëmijëve të dëshmorëve dhe veteranëve të Kosovës, dhë plot fëmijë të tjerë për të cilët një dhuratë e vogël nuk do të përmireson jetën e tyre, por do të ishte një gëzim sado i vogël në këto ditë festive.
Kryesia e Dardanëve bashkë me stafin e ngushtë dhe koordinatorët e të gjitha qendrave, do të bëjë shpërndarjen e dhuratave në ditët e cekura në të gjitha regjionet e Kosovës”. /Lajmi.net/