Scaroni: Më kanë thënë që Rafa është vërtet i lumtur në Milano

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni ka komentuar në lidhje me të ardhmen e Rafal Leaos. Leao ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024 dhe nuk ka rinovuar ende me klubin. Shumë ekipe kërkojnë shërbimet e yllit portugez, por duket që do vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin me ‘Rossoneri’. Në lidhje me të ardhmen e…

Sport

12/12/2022 11:52

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni ka komentuar në lidhje me të ardhmen e Rafal Leaos.

Leao ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024 dhe nuk ka rinovuar ende me klubin.

Shumë ekipe kërkojnë shërbimet e yllit portugez, por duket që do vazhdojë edhe më tej bashkëpunimin me ‘Rossoneri’.

Në lidhje me të ardhmen e lojtarit së fundmi ka komentuar edhe presidenti i klubit, duke thënë që lojtari është i lumtur në ‘San Siro’.

“Më kanë thënë se Rafa është vërtet i lumtur në Milano dhe me AC Milan.

Paolo Maldini po kujdeset për negociatat e marrëveshjes së re, kështu që unë jam i sigurt dhe i qetë për këtë”.

Mbetet të shihet se kur do arrihet marrëveshja në mes tyre./Lajmi.net/