Plagoset me armë zjarri një person në një lokal në Pejë
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, të dielën në një lokal në fshatin Baran i Epërm të Pejës. Lidhur me rastin Policia e Kosovës bënë të ditur se nuk dihen shkaqet e kësaj plagosje ndërsa, i dyshuari pas kryerjes së veprës penale ishte larguar në drejtim të panjohur. Për ngjarjen është njoftuar…
Lajme
Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, të dielën në një lokal në fshatin Baran i Epërm të Pejës.
Lidhur me rastin Policia e Kosovës bënë të ditur se nuk dihen shkaqet e kësaj plagosje ndërsa, i dyshuari pas kryerjes së veprës penale ishte larguar në drejtim të panjohur.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.
Njoftimi i plotë:
Fsh. Baran i Epërm, Pejë 11.12.2022 – 07:02. Është raportuar se viktima mashkull kosovar për shkaqe ende të panjohura në një lokal ishte plagosur me armë zjarri nga një person i dyshuar mashkull kosovar i cili pas kryerjes së veprës penale ishte larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, viktima është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet./Lajmi.net/