Nuk ka fitues në Suharekë, Ballkani dhe Prishtina ndajnë pikët

Ka përfunduar takimi në mes Ballkanit dhe Prishtinës. Derbi i Superligës së Kosovës ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës u mbyll pa fitues, me rezultatin 1:1, shkruan lajmi.net. Pjesa e parë u konkretizua me një lojë të qetë nga të dy skuadrat. Ishte kampioni në fuqi që në rastin e parë drejt portës realizoi. Në minutën e…

Sport

11/12/2022 15:03

Ka përfunduar takimi në mes Ballkanit dhe Prishtinës.

Derbi i Superligës së Kosovës ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës u mbyll pa fitues, me rezultatin 1:1, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë u konkretizua me një lojë të qetë nga të dy skuadrat.

Ishte kampioni në fuqi që në rastin e parë drejt portës realizoi.

Në minutën e 11` shënoi Edvin Kuç pas një gjuajte të bukur, duke i dhënë epërsinë suharekasve.

Kryeqytetasit në anën tjetër u munduan të barazojnë, por nuk arritën.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të Ballkanit.

Edhe në 45 minutat e dytë ishin ekipi i Ilir Dajës që po kërkonin më shumë golin.

Mirëpo, edhe kryeqytetasit u munduan të barazojnë shifrat, por arritën krejt në fund të realizojnë.

Ishte Kreshnik Uka që nga pika e bardhë u tregua i saktë.

Me këtë barazim Ballkani qëndron në vendin e dytë me 38 pikë, kurse Prishtina pozicionohet në vendin e tretë me 27 sosh./Lajmi.net/