Vdes futbollisti i grupmoshave të Trepçës 89’
Një futbollist i grupmoshave të Trepçës 89’ ka vdekur sot si pasojë e një ataku kardiak, gjatë një ndeshje për Superligën e Juniorëve që po luhej në mes të ekipit mitrovicas dhe atij prizrenas, A&N. Lojtari aktivizohej te kategoria e juniorëve të Trepçës 89’, transmeton lajmi.net. Ngjarja ka ndodhur në Prizren. Lajmin për vdekjen e…

Sport
Një futbollist i grupmoshave të Trepçës 89’ ka vdekur sot si pasojë e një ataku kardiak, gjatë një ndeshje për Superligën e Juniorëve që po luhej në mes të ekipit mitrovicas dhe atij prizrenas, A&N.
Lojtari aktivizohej te kategoria e juniorëve të Trepçës 89’, transmeton lajmi.net.
Ngjarja ka ndodhur në Prizren.
Lajmin për vdekjen e të riut me inicialet E.K (2005) e ka konfirmuar Policia Rajonale e Prizrenit, për lajmi.net.
Sipas tyre, i ndjeri është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Prizrenit. /Lajmi.net/