Chisora premton “luftë” të shtunën ndaj Furyt
Dereck Chisora ka premtuar se do të ketë “luftë” në ndeshjen e së shtunës ndaj Tyson Furyt. Britaniku është tejet optimist për fitore, andaj synon që t’ia ndalë ecurinë si i pamposhtur “Gypsy Kingut”, transmeton lajmi.net. “Të shtunën do të shkoj për një luftë. Janë dy rrugë drejt synimit tim. Do ta marr atë që…
Sport
Dereck Chisora ka premtuar se do të ketë “luftë” në ndeshjen e së shtunës ndaj Tyson Furyt.
Britaniku është tejet optimist për fitore, andaj synon që t’ia ndalë ecurinë si i pamposhtur “Gypsy Kingut”, transmeton lajmi.net.
“Të shtunën do të shkoj për një luftë. Janë dy rrugë drejt synimit tim. Do ta marr atë që është e tij dhe do ta bëj timen. Ju garantoj se do të kënaqeni me shoun që do të dhurojmë ne të dy”, u shpreh Chisora.
Mbetet të shihet nëse “Del Boy War” ka për ta befasuar kampionin e botës në peshat e rënda.
Deri më tani dyshja janë ndeshur dy herë. Në të dyja rastet ka fituar Fury. /Lajmi.net/