Janar-tetor, kosovarët harxhojnë gjithsej 42 milionë euro në vetura

2 mijë e 694 vetura janë importuar në Kosovë gjatë periudhës janar – tetor i këtij viti. Vlera e këtyre veturave kap shumën e 42 milionë eurove. Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci. Sipas tij shteti ka përfituar 8.5 milionë euro taksa nga këto importime. “Gjatë periudhës janar-tetor janë importuar…

Lajme

29/11/2022 13:21

2 mijë e 694 vetura janë importuar në Kosovë gjatë periudhës janar – tetor i këtij viti.

Vlera e këtyre veturave kap shumën e 42 milionë eurove.

Kështu tha për Klankosova.tv zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

Sipas tij shteti ka përfituar 8.5 milionë euro taksa nga këto importime.

“Gjatë periudhës janar-tetor janë importuar 2.694 vetura të reja. Vlera e tyre është rreth 42 milionë euro derisa taksat janë rreth 8.5 milionë të arketura”, tha Stavileci.

Ai theksoi se veturat e blera nga qytetarët e Kosovës vijnë kryesisht nga vendet evropiane.

“Kryesisht janë brendet evropiane me origjinë nga Gjermania, Franca Rumania”, theksoi ai.