Bankat në Kosovë me mbi 65 milionë euro fitim në gjysmën e parë të vitit 2022

Sektori bankar në gjysmën e parë të vitit 2022, realizoi fitim në vlerë prej 67.5 milionë euro, vlera më e lartë e regjistruar që nga themelimi i sektorit bankar për periudhën e gjashtëmujorit të parë. kështu thuhet në raportin e BQK-së mbi vlerësimin tremujor të ekonomisë, për periudhën janar-qershor 2022. Ky rezultat financiar i atribuohet…

Lajme

29/11/2022 11:59

Sektori bankar në gjysmën e parë të vitit 2022, realizoi fitim në vlerë prej 67.5 milionë euro, vlera më e lartë e regjistruar që nga themelimi i sektorit bankar për periudhën e gjashtëmujorit të parë.

kështu thuhet në raportin e BQK-së mbi vlerësimin tremujor të ekonomisë, për periudhën janar-qershor 2022.

Ky rezultat financiar i atribuohet rritjes më të lartë të të hyrave, mbështetur nga rritja e përshpejtuar e kreditimit, dhe njëkohësisht, rritjes më të ulët të shpenzimeve.

“Gjithsej të hyrat arritën vlerën prej 168.9 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 11.6 përqind (11.1 përqind një vit më parë). Në rritjen e të hyrave kontributin kryesor kishin të hyrat nga interesi, që përfaqësojnë 71.2 përqind të gjithsej të hyrave. Në kuadër të hyrave nga interesi, arkëtimet nga interesi në kredi kishin kontributin kryesor në këtë rritje, kategori e ndikuar prej rritjes së theksuar të kreditimit. Për dallim nga periudhat e kaluara, me rritje mjaftë të lartë u karakterizuan të hyrat nga interesi prej mjeteve të mbajtura në bankat tjera, që mund të jenë ndikuar nga rritja e normave të interesit në depozita. Përderisa, kategoria e të hyrave nga jo interesi shënoi rritje më të ngadalësuar krahasuar me një vit më parë, prej 13.3 përqind (23.9 përqind në qershor 2021), dhe arritën në vlerën prej 42.1 milionë euro kryesisht rezultat i arkëtimeve nga tarifat dhe komisionet”, thuhet në raport.

Për dallim nga viti i kaluar, gjithsej shpenzimet e sektorit bankar u rritën 6.1 përqind deri në qershor 2022 (rënie prej 1.1 përqind në qershor 2021) dhe arritën vlerën prej 101.4 milionë euro.