Renditja tabelare në Superligë pas përfundimit të sezonit vjeshtor

Me ndeshjet e zhvilluara në këtë vikend, të vlefshme për xhiron e 18-të është përmbyllur edhe sezoni vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll. Skuadrat e mëdha si Drita, Ballkani e Prishtina morën fitore të rëndësishme, për ta mbajtur kështu ecurinë pozitive të rezultateve të javëve të fundit, përcjell lajmi.net. Drita e mbyll sezonin vjeshtorë…

Sport

27/11/2022 16:41

Me ndeshjet e zhvilluara në këtë vikend, të vlefshme për xhiron e 18-të është përmbyllur edhe sezoni vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll.

Skuadrat e mëdha si Drita, Ballkani e Prishtina morën fitore të rëndësishme, për ta mbajtur kështu ecurinë pozitive të rezultateve të javëve të fundit, përcjell lajmi.net.

Drita e mbyll sezonin vjeshtorë si liderë e tabelës me 38 pikë, e ndjekur nga Ballkani me 33 dhe Gjilani me 27.

Kampioni në fuqi, Ballkani, ka tre ndeshje më pak të zhvilluara se sa Drita dhe kjo i jep mundësi të mirë në rikuperimin e pikëve në sezonin pranveror.

Kjo është renditja tabelare:

Drita 38 pikë

Ballkani 33

Gjilani 27

Prishtina 26

Dukagjini 22

Drenica 20

Llapi 19

Malisheva 18

Trepça ’89 18

Ferizaj 13.