Mbyllet pa fitues ndeshja mes Malishevës dhe Llapit
Llapi dhe Malisheva janë ndarë baras. Ndeshja e vlefshme për xhiron e 18 në Superligën e Kosovës, mes Llapit dhe Malishevës, dha nga një pikë për secilën skuadër, shkruan lajmi.net. 90 minutat e luajtura në Malishevë nuk kanë dhënë fitues, me ndeshjen që u mbyll 0:0. Llapi bëri më mirë në minutat e fundit të…

Sport
Llapi dhe Malisheva janë ndarë baras.
Ndeshja e vlefshme për xhiron e 18 në Superligën e Kosovës, mes Llapit dhe Malishevës, dha nga një pikë për secilën skuadër, shkruan lajmi.net.
90 minutat e luajtura në Malishevë nuk kanë dhënë fitues, me ndeshjen që u mbyll 0:0.
Llapi bëri më mirë në minutat e fundit të ndeshjes, ku mund të kalonte në epërsi, por në fund portat mbetën të paprekura.
Pas këtij barazimi, të dy skuadrat marrin nga një pikë, me Llapin që shkon në 20 pikë dhe Malishevën në 19. /Lajmi.net/