“Unë nuk isha në gjendje as me flejt pa ta”- Flet gruaja që “u bë” nënë për fëmijët pa përkujdesje prindërore
Planqori, duket fshat i zakonshëm, por e shenjtë është vepra e nje familjeje në këtë vend. Kjo shtëpi që duket si çerdhe, deri më tani është bërë strehë e 50 fëmijëve pa perkujdesje prindërore. Shihen vetëm objektet, por e papërshkrueshme është përkujdesja dhe ngrohtësia që gjithë ata fëmijë kanë gjetur nga çifti Dedaj në komunën…
Lajme
Planqori, duket fshat i zakonshëm, por e shenjtë është vepra e nje familjeje në këtë vend.
Kjo shtëpi që duket si çerdhe, deri më tani është bërë strehë e 50 fëmijëve pa perkujdesje prindërore.
Shihen vetëm objektet, por e papërshkrueshme është përkujdesja dhe ngrohtësia që gjithë ata fëmijë kanë gjetur nga çifti Dedaj në komunën e Gjakovës.
Bora dhe Zefi vendosen që fëmijët e tyre biologjik t’i bëjnë me dhjetra motra e vëllezër, ndonëse jo nga gjaku, por nga bashkëjetësa, shkruan lajmi.net.
Koha, përkujdesi e ngrohtësia që ky cift ju ka dhuruar këtyre fëmijëve ka bërë që të krijohet një lidhje shumë e fortë emocionale nga të dyja palët.
Mallëngjimin që kishtë pasur pas ndarjes, Zonja Borë e tregon me dy vëllezërit të cilët nuk i kishte mbajtur edhe aq gjatë.
Largimi nga krahu që ishin mësuar për tre muaj ishte i vështirë të bëhej.
“Dy vëllezër kanë qenë, shumë më janë dhimbsur ata janë lidhur shumë shumë me mua. Unë nuk isha në gjendje as me flejt pa ta, as me dalë në oborr, as me përgatit bukë, as me prit mysafirë, as kurgjo. Ata me vete kudo që kam shkuar. Unë e vlerësova vetën se nuk jam e thirra qendrën i tregova se qeshtu, gjithqysh duhet me i hjek se shumë janë të lidhur me mua dhe tash kur të kujdesësh për fëmijën që është aq lidhur me ty edhe kur të kthehet më vonë është më rrezik. Duke i mashtruar disi se nuk kishte kush që i dërgon, prapë kur jam takuar me ta nuk kishte asnjë që e largonte nga krahu im, prapë në krahun tim”, tregon Bora. /Lajmi.net/