Tyson Fury ‘riaktivizon’ idenë për një meç të katërt me Wilder – do ta shikonin 3 milionë njerëz

Tyson Fury ka rikthyer përsëri një meç të katërt me Deontay Wilder në mesin e opsioneve të tij. ‘Gypsy King’ do të mbrojë titullin e tij të WBC në një duel kundër Dereck Chisora, më 3 dhjetor të këtij viti. Përveç këtij dueli, ai po mendon edhe për vitin tjetër. Në listë ka disa emra,…

Sport

23/11/2022 13:40

Tyson Fury ka rikthyer përsëri një meç të katërt me Deontay Wilder në mesin e opsioneve të tij.

‘Gypsy King’ do të mbrojë titullin e tij të WBC në një duel kundër Dereck Chisora, më 3 dhjetor të këtij viti.

Përveç këtij dueli, ai po mendon edhe për vitin tjetër. Në listë ka disa emra, nëse dështon meçi me Oleksandr Usyk.

Fury është i hapur të shkojë për një meç të katërt me Deontay Wilder, madje beson se ky meç do të shikohej jashtëzakonisht shumë.

“Nuk jam i sigurt por nuk do të shkojë në Amerikë për t’u ndeshur me të, pasi kam qenë atje tri herë tashmë. Shpresoj se ai të shkojë tutje nga dueli me Ruiz dhe unë ta kaloj timin. Dhe nëse dueli me Usyk nuk ndodh në shkurt, unë do të kem një mandator në prill, dhe ai duhet të vijë në Wembley gjatë prillit”, ka thënë Fury, përcjell lajmi.net.

“Prill, Wembley, Wilder. Unë tashmë e kam mposhtur atë tri herë. A do ta donin njerëzit këtë? Sigurisht se po. Ne do të vinim këtu dhe do t’i thyenim të gjitha rekordet me atë duel. Do t’i mblidhnim 94 mijë shikues dhe do të kishim 3 apo 4 milionë shikues (pay-per-view). Por, mos ta nënvlerësojmë Chisora”, tha tutje kampioni i WBC.

Tyson Fury është kampion bote në WBC pikërisht prej kohës kur arriti ta mposhte ‘Bomberin e Bronztë’, Deontay Wilder. /Lajmi.net/