E konfirmon Franca, Lucas Hernandez e humb sezonin 2022/23
Kombëtarja e Francës do të jetë pa Lucas Hernandez për pjesën e mbetur të Botërorit. Kampionati Botëror nisi me një fitore 4:1 për Francën, ndaj Australisë, por lajme të këqija vijnë në raport me Lucas Hernandez. Lojtari u obligua të linte fushën e blertë pas vetëm nëntë minutave, dhe lëndimi dukej i rëndë edhe në…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/11/FiMNAyGXwBkN5a5.jpg)
Sport
Kombëtarja e Francës do të jetë pa Lucas Hernandez për pjesën e mbetur të Botërorit.
Kampionati Botëror nisi me një fitore 4:1 për Francën, ndaj Australisë, por lajme të këqija vijnë në raport me Lucas Hernandez.
Lojtari u obligua të linte fushën e blertë pas vetëm nëntë minutave, dhe lëndimi dukej i rëndë edhe në pamje të parë, përcjell lajmi.net.
Lucas Hernandez u lëndua vet, pa ndonjë përplasje me kundërshtarin.
Ai ka këputur ligamentet dhe do të mbetet jashtë për Kupën e Botës dhe për gjithë sezonin 2022/23.
Lucas Hernandez i bashkohet emrave si Karim Benzema, Christopher Nkunku, NGolo Kante, Paul Pogba, Mike Maignan e Kimpembe në listën e të lënduarve te Franca. /Lajmi.net/