Ronaldo pasi kritikoi fort Unitedin dhe shkëputi kontratën: E Dua klubin dhe tifozët, ju dëshiroj të gjitha të mirat

Cristiano Ronaldo dhe Manchester United kanë ndarë rrugët. Skuadra e Manchester United ka njoftuar pak minuta më parë se kanë shkëputur kontratën e Cristiano Ronaldo, me marrëveshje të dyanshme. Pas këtij lajmi u publikua edhe një mesazh i yllit portugez. “Pas bisedave me Man United, ne u pajtuam dyanshëm që të shkëpusim kontratën. Unë e…

Sport

22/11/2022 19:32

Cristiano Ronaldo dhe Manchester United kanë ndarë rrugët.

Skuadra e Manchester United ka njoftuar pak minuta më parë se kanë shkëputur kontratën e Cristiano Ronaldo, me marrëveshje të dyanshme.

Pas këtij lajmi u publikua edhe një mesazh i yllit portugez.

“Pas bisedave me Man United, ne u pajtuam dyanshëm që të shkëpusim kontratën. Unë e dua Manchester Unitedin dhe i dua tifozët, kjo s’ndryshon kurrë”, ka thënë Ronaldo, përcjell lajmi.net.

“Ndihem sikur është koha për të kërkuar një sifdë të re. I dëshiroj Man Unitedit të gjitha të mirat”, shtoi portugezi.

E gjithë situata erdhi deri këtu pas një interviste të Ronaldo, ku ky i fundit adresoi shumë kritika për klubin. /Lajmi.net/