Konfiskimi i pasurisë së pajustifikueshme, Kosova i drejtohet sërish Komisionit të Venecias

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në koordinim me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i është drejtuar sërish Komisionit të Venecias për çështjen e Projektligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë. Kërkesa në fjalë ka të bëj në lidhje me verifikimin e amandamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre për këtë…

Lajme

19/11/2022 14:58

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në koordinim me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i është drejtuar sërish Komisionit të Venecias për çështjen e Projektligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë.

Kërkesa në fjalë ka të bëj në lidhje me verifikimin e amandamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre për këtë projektligj, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Konjufcës:

Pas përfundimit të punës së Grupit Punues në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, në koordinim me Ministren e Drejtësisë, dje i jam drejtuar sërish Komisionit të Venecias, me kërkesën për verifikimin e amendamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre lidhur me këtë Projektligj.

Falënderoj secilin anëtar të Grupit Punues për përkushtimin dhe punën në këtë nismë të rëndësishme, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit. /Lajmi.net/