Danimarka – Norvegjia, finalja e Evropianit
Danimarka e Norvegjia do të luajnë në finalen e Kampionatit Evropian në hendboll (femrat). Dy Kombëtaret nga Skandinavia të premten kanë shkëlqyer në gjysmëfinale dhe do të garojnë për titull të kampionit të dielën. Norvegjia dominoi ndaj kampiones olimpike, Francës, për të fituar me rezultatin 28:20. Portierja Margaretha Solberg ishte në nivel të detyrës duke…
Sport
Danimarka e Norvegjia do të luajnë në finalen e Kampionatit Evropian në hendboll (femrat). Dy Kombëtaret nga Skandinavia të premten kanë shkëlqyer në gjysmëfinale dhe do të garojnë për titull të kampionit të dielën.
Norvegjia dominoi ndaj kampiones olimpike, Francës, për të fituar me rezultatin 28:20. Portierja Margaretha Solberg ishte në nivel të detyrës duke bërë 14 pritje. Më efikasja ishte Nora Mork me tetë gola. Shtatë i shënoi Stine Oftedal.
Te Franca pesë gola i shënoi Grace Zaadi Deuna.
Norvegjia është kampione botërore dhe kampione evropiane.
Në gjysmëfinalen e parë, Danimarka fitoi ndaj Malit të Zi, 27:23. Danezet siguruan medalje evropiane për herë të parë që nga viti 2004.
Danimarkën ndaj Malit të Zi e udhëhoqi Emma Cecilie Friis me shtatë gola. Te Mali i Zi nga shtatë gola i shënuan dy lojtare.
Gjysmëfinalet u zhvilluan në Lubjanë të Sllovenisë, ndërsa ky evropian është zhvilluar edhe në Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut.
Të dielën prej orës 17:45 është ndeshja për vend të tretë në mes të Malit të Zi dhe Francës.
Kurse finalja në mes të Danimarkës dhe Norvegjisë është prej orës 20:30./Lajmi.net/