Elanga për Ronaldon: Ai është një frymëzim për të gjithë të rinjtë në klub
Anthony Elanga flet për yllin portugez, Cristiano Ronaldo. Pas intervistës kontroverse të Cristiano Ronaldos me Piers Morgan për situatën e tij të paqëndrueshme në Manchester United, i riu Anthony Elanga ka dalë për të mbrojtur futbollistin portugez në ‘Aftonbladet’, agjencia suedeze e komunikimit. “Cristiano flet për të rinjtë në përgjithësi. Ne jemi një brez i…
Sport
Anthony Elanga flet për yllin portugez, Cristiano Ronaldo.
Pas intervistës kontroverse të Cristiano Ronaldos me Piers Morgan për situatën e tij të paqëndrueshme në Manchester United, i riu Anthony Elanga ka dalë për të mbrojtur futbollistin portugez në ‘Aftonbladet’, agjencia suedeze e komunikimit.
“Cristiano flet për të rinjtë në përgjithësi. Ne jemi një brez i ri. Unë jam gjithmonë i fokusuar në atë që po bëj, por e kuptoj se çfarë do të thotë. Ka shumë celularë dhe shumë teknologji, është e lehtë për të rinjtë të shpërqendrohen”, tha fillimisht ai.
Lidhur me deklaratat e Ronaldos në intervistë, sulmuesi 20-vjeçar komentoi se mendimi i tij për ‘7’ nuk ka ndryshuar.
“Cristiano do të thotë shumë për mua, nuk kam ndryshuar mendimin tim për të. Ai më ka ndihmuar brenda dhe jashtë fushës. Ai është një frymëzim, jo vetëm për mua, por për të gjithë të rinjtë e klubit. Ndonjëherë është vetëm ai dhe unë në palestër”, përfundoi Elanga./Lajmi.net/