Maldini: Tentuam t’ia rinovonim kontratën Leaos para Kupës së Botës, por ishte e pamundur
Paolo Maldini ka zbuluar se, përkundër tentimeve për zgjatjen e kontratës së Rafael Leaos para Kampionatit Botëror, kjo gjë ishte e pamundur. Drejtori sportiv i Milanit shprehet se bisedimet do të vijojnë, duke premtuar kështu angazhim maksimal përkitazi me këtë çështje. “Ne donim të përfundonim kontratën e re të Rafa Leão-s para Kupës së Botës,…

Sport
Paolo Maldini ka zbuluar se, përkundër tentimeve për zgjatjen e kontratës së Rafael Leaos para Kampionatit Botëror, kjo gjë ishte e pamundur.
Drejtori sportiv i Milanit shprehet se bisedimet do të vijojnë, duke premtuar kështu angazhim maksimal përkitazi me këtë çështje.
“Ne donim të përfundonim kontratën e re të Rafa Leão-s para Kupës së Botës, por nuk ishte e mundur”, thotë ai për Sky Sports, transmeton lajmi.net.
“Ne kemi punuar për të për muaj të tërë. Do të takohemi dhe do të marrim vendime në momentin e duhur”, përfundoi Maldini.
E gjithë kjo nguti e “kuqezinjve” vjen pas insistimit të disa klubeve të mëdha evropiane për t’i siguruar shërbime e tij.
Mbetet të shihet nëse portugezi do të bindet të qëndrojë në “San Siro”. /Lajmi.net/