Romano: Man Utd s’do ta lërë Ronaldon në qendrën stërvitore
Fabrizio Romano, përmes një njoftimi të bërë së fundi në rrjetet sociale, ka thënë se Crisitano Ronaldo është qysh tash i përjashtuar nga qendra stërvitore në Carringhton. Sipas tij, ky vendim i marrë nga Manchester United erdhi pas intervistës së bujshme të portugezit që lëshoi akuza të rënda për drejtuesit e klubit. Të gjitha këto…
Sport
Fabrizio Romano, përmes një njoftimi të bërë së fundi në rrjetet sociale, ka thënë se Crisitano Ronaldo është qysh tash i përjashtuar nga qendra stërvitore në Carringhton.
Sipas tij, ky vendim i marrë nga Manchester United erdhi pas intervistës së bujshme të portugezit që lëshoi akuza të rënda për drejtuesit e klubit.
Të gjitha këto konsekuenca i tregojnë një gjë të qartë Ronaldos: i duhet detyrimisht që ta gjejë një zgjidhje për të ardhmen e tij, pasi tek United nuk ka më vend.
Vendimi i plotë, që përmban sanksionet ndaj lojtarit ende nuk është publikuar, por kjo gjë pritet të ndodhë së shpejti. /Lajmi.net/