Ronaldo: Duke mos e llogaritur veten, Messi është lojtari më i mirë në botë
Cristiano Ronaldo ka folur me lëvdata për rivalin shumëvjeçar të tij në futboll, Lionel Messi. Sipas tij, argjentinasi është futbollisti më i mirë në botë, transmeton lajmi.net. Ronaldo ndër të tjera tha se me Messin ka raporte shumë të mira, anipse nuk kanë ngrënë ende darkë bashkë. “Kam raporte shumë të mira me të.…

Sport
Cristiano Ronaldo ka folur me lëvdata për rivalin shumëvjeçar të tij në futboll, Lionel Messi.
Sipas tij, argjentinasi është futbollisti më i mirë në botë, transmeton lajmi.net.
Ronaldo ndër të tjera tha se me Messin ka raporte shumë të mira, anipse nuk kanë ngrënë ende darkë bashkë.
“Kam raporte shumë të mira me të. Është lojtar shumë i mirë. Është fantastik, më i miri në botë (duke mos e përfshirë veten)”, tha fillimisht ai.
Tutje ai tha se argjentinasi, së bashku me Zidane, janë më të mirët e të gjitha kohërave.
“Duke e lënë veten mënjanë këtij krahasimi, Messi dhe Zidane janë më të mirët e të gjitha kohërave”, përfundoi ai. /Lajmi.net/