Memli Krasniqi takohet me William Walker: Kontributi i tij për Kosovën është historik

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli  Krasniqi, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në SHBA ka takuar edhe ambasadorin William Walker. Krasniqi me këtë rast ka publikuar një fotografi të realizuar me Walker dhe nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku ku ka shkruar se kontributi i Walker për Kosovën është historik, përcjell lajmi.net.…

Lajme

17/11/2022 13:33

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli  Krasniqi, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në SHBA ka takuar edhe ambasadorin William Walker.

Krasniqi me këtë rast ka publikuar një fotografi të realizuar me Walker dhe nënkryetaren e PDK-së, Vlora Çitaku ku ka shkruar se kontributi i Walker për Kosovën është historik, përcjell lajmi.net.

“Gjatë vizitës në SHBA, takuam edhe mikun e madh të Kosovës, ambasadorin William Walker. Kontributi i tij për të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës është historik, i paharrueshëm dhe do të gëzojë përjetësisht mirënjohjen dhe falënderimin tonë të plotë. Është gjithmonë kënaqësi dhe nder i jashtëzakonshëm takimi dhe biseda me të!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook./Lajmi.net/