Ronaldo me lëvdata për Dalot: Ai është një profesionist i lartë
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka folur në lidhje me shumë gjëra në intervistën e tij të fundit. Ai dha shumë deklarata në lidhje me Man United, por nuk hezitoi të flasë as për lojtarët që janë pjesë e tyre. Kur u pyet në lidhje me lojtarë profesionist, Ronaldo veçoi disa, por më shumë thuri lavde…
Sport
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ka folur në lidhje me shumë gjëra në intervistën e tij të fundit.
Ai dha shumë deklarata në lidhje me Man United, por nuk hezitoi të flasë as për lojtarët që janë pjesë e tyre.
Kur u pyet në lidhje me lojtarë profesionist, Ronaldo veçoi disa, por më shumë thuri lavde për Diogo Dalot.
“Diogo Dalot me siguri, ai do të ketë një karrierë të shkëlqyer me jetëgjatësi. Gjithashtu Martinez dhe Casemiro. Por po, Dalot është një profesionist i lartë”, u shpreh portugezi.
Kujtojmë që portugezi pritet të largohet pas Botërorit nga Man United, pas intervistës së tij të fundit./Lajmi.net/