Zyrtare: Pensionohet Gary Cahill

Një nga mbrojtësit më të mirë që ka luajtur te Chelsea në dekadën e fundit, Gary Cahill është pensionuar nga futbolli. Mbrojtësi anglez, Gary Cahill ka njoftuar sot se i ka dhënë fund angazhimit të tij si futbollist aktiv. Cahill do të shkojë si lojtari më i shpejtë në Premier League që ka fituar secilin…

Sport

16/11/2022 12:36

Një nga mbrojtësit më të mirë që ka luajtur te Chelsea në dekadën e fundit, Gary Cahill është pensionuar nga futbolli.

Mbrojtësi anglez, Gary Cahill ka njoftuar sot se i ka dhënë fund angazhimit të tij si futbollist aktiv.

Cahill do të shkojë si lojtari më i shpejtë në Premier League që ka fituar secilin trofe të madh, përcjell lajmi.net.

Cahill numëron në sirtarin e tij 2 Premier League, 2 Kupa FA, 2 Europa League, 1 Champions League dhe një Kupë të Ligës.

Gjatë karrierës së tij, lojtari numëroi 61 paraqitje me kombëtaren e Anglisë. /Lajmi.net/