Grabitje me armë zjarri në një shtëpi në Gjilan

Një grabitje është raportuar së fundi në rajonin e Gjilanit. Viktima mashkull ka raportuar se tre persona të dyshuar kanë hyrë në shtëpinë e tij, njëri prej tyre i armatosur dhe kanë kanosur viktimën nga ku më pas kanë grabitur para të gatshme dhe stoli ari. Nuk raportohet për të arrestuar apo të lënduar. Lidhur…

Lajme

16/11/2022 09:53

Një grabitje është raportuar së fundi në rajonin e Gjilanit.

Viktima mashkull ka raportuar se tre persona të dyshuar kanë hyrë në shtëpinë e tij, njëri prej tyre i armatosur dhe kanë kanosur viktimën nga ku më pas kanë grabitur para të gatshme dhe stoli ari.

Nuk raportohet për të arrestuar apo të lënduar.

Lidhur me këtë rast është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke e hetuar rastin./Lajmi.net/