Laporta flet përsëri për rikthimin e Messi: Do të shohim…

Joan Laporta ka komentuar përsëri gjasat për rikthimin e Lionel Messi te Barcelona. Ylli argjentinas, Leo Messi vazhdon të lidhet me një rikthim të mundshëm në ‘Camp Nou’. Lidhur me këto spekulime është pyetur edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili tha se nuk dëshiron të komentojë shumë. “Fëmijët gjithmonë më pyesin nëse Messi…

Sport

15/11/2022 13:40

Joan Laporta ka komentuar përsëri gjasat për rikthimin e Lionel Messi te Barcelona.

Ylli argjentinas, Leo Messi vazhdon të lidhet me një rikthim të mundshëm në ‘Camp Nou’.

Lidhur me këto spekulime është pyetur edhe presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, i cili tha se nuk dëshiron të komentojë shumë.

“Fëmijët gjithmonë më pyesin nëse Messi do të kthehet këtu. Përgjigja ime është: do të shohim”, ka thënë Laporta, përcjell lajmi.net.

“Messi është lojtar i PSG tani – dhe unë nuk dua të futem në telashe”, shtoi ai.

Mbetet të shihet nëse Messi do të marrë një vendim për të ardhmen e tij, pas Kupës së Botës. /Lajmi.net/