Benjamin Pavard lë derën hapur për Milanin: Kam biseduar me Giroud, dua të luaj me të

Benjamin Pavard është shprehur i hapur për një kalim në futbollin italian. Mbrojtësi francez i skuadrës së Bayern Munich, Benjamin Pavard mund të bëjë një tjetër lëvizje në karrierën e tij. Lojtari lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Allianz Arena’ dhe me komentet e dhëna së fundmi, thuhet se Pavard mund t’i bashkohet Milanit.…

Sport

15/11/2022 09:54

Benjamin Pavard është shprehur i hapur për një kalim në futbollin italian.

Mbrojtësi francez i skuadrës së Bayern Munich, Benjamin Pavard mund të bëjë një tjetër lëvizje në karrierën e tij.

Lojtari lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Allianz Arena’ dhe me komentet e dhëna së fundmi, thuhet se Pavard mund t’i bashkohet Milanit.

“Giroud gjithmonë më thotë se Italia është një vend që jeton 100% me futbollin. Ai më tregon për magjinë e derbiv dhe  festat e mëdha të tifozëve për ‘Scudetto’”, ka thënë Pavard, përcjell lajmi.net.

“Do të doja të luaja me të sepse ai është një mik i madh. Do të shohim”, shtoi mbrojtësi.

Pavard është grumbulluar me kombëtaren e Francës për Kampionatin Botëror 2022, ku do të jetë edhe Olivier Giroud. /Lajmi.net/