Për herë të parë një figurë politike nga Lugina e përfshirë në dialog, Sinani bashkë me Bislimin në Bruksel
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, udhëtoi sot për në Bruksel. Udhëtimi i Bislimit si fillim u bë i ditur nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell. Por këtë herë në Bruksel për të diskutuar për çështjen e targave nuk është vetëm Bislimi. Bashkë me të drejt Brukselit njoftohet të ketë udhëtuar edhe këshilltarja politike për…

Lajme
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, udhëtoi sot për në Bruksel.
Udhëtimi i Bislimit si fillim u bë i ditur nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell.
Por këtë herë në Bruksel për të diskutuar për çështjen e targave nuk është vetëm Bislimi.
Bashkë me të drejt Brukselit njoftohet të ketë udhëtuar edhe këshilltarja politike për Luginën e Preshevës në Qeverinë e Kosovës, Ardita Sinani.
Bislimi si fillim u njoftua se në Bruksel do të takohet me të dërguarin Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, derisa nuk dihet nëse e ftuar për këtë takim është edhe Sinani.
Ndryshe Borrell, gjatë një konference të mbajtur sot për media deklaroi se Bislimi do të jetë në Bruksel për të diskutuar për targat si dhe elemente të tjera që lidhen edhe me situatën e veriut.
Kjo është hera e parë që një figurë politike nga Lugina e Preshevës është e përfshirë direkt në dialogun Kosovë-Serbi.
Përpos kësaj, Borrell deklaroi sot se po përballemi me krizën më të madhe në veri që nga viti 2013.
“Për të ulur këto tensione të cilat po arrijnë një nivel shumë-shumë të rrezikshëm. Unë mund të them se ne po përballemi me krizën më të madhe dhe më serioze që nga viti 2013 në dhjetë vjetët e fundit dhe të dyja palët duhet urgjentisht që të tregojnë gatishmëri për të gjetur rrugën përpara për të ulur këto tensione . Nuk është e pranueshme për asnjërën palë që të shmangin ose të injorojnë obligimet nga dialogu. Niveli i negociatorëve do të fillojë të punojë këtu në Bruksel për hapat e ardhshëm… Pala kosovare është e gatshme që të arrijë sonte. Unë jam i gatshëm që të bindë palët për të ecur përpara për të arritur zgjidhjen, e cila duhet të arrihet deri më 21 nëntor”, ka thënë Borrell./Lajmi.net/