Enea Koliqi “Ylli i Javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë. Çmimi i më të mirit për javën e 17-të i ka takuar portierit të Gjilanit, Enea Koliqi. Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni…

Sport

14/11/2022 11:12

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Albi Mall, vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.

Çmimi i më të mirit për javën e 17-të i ka takuar portierit të Gjilanit, Enea Koliqi.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Agim Maliqi, Sejdi Bojku dhe Besim Slishani.

Komisioni vlerësoi se portieri Koliqi ishte më i merituari që skuadra e tij realizoi fitore shumë të rëndësishme si mysafire kundër Llapit (1:0).

Ai gjatë lojës u tregua vendimtar me disa në intervenime, duke mos lejuar që porta e tij të mposhtet.

Çmimi “Ylli i Javës” për Enea Koliqin e ndau Edona Ramadani, menaxhere e blerjes dhe furnizimit në Albi Mall.

Pasi mori çmimin, Koliqi për faqen zyrtare të FFK-së theksoi:

“Faleminderit shumë komisionit, ky është një vlerësim i rëndësishëm për mua, të cilin dua t’ia dedikoj klubit dhe bashkëlojtarëve të mi. Ndeshja me Llapin ishte shumë e vështirë dhe e përgëzoj ekipin për angazhimin. Jam i lumtur që dolëm me pikë të plota nga kjo sfidë. Tani ka mbetur edhe një ndeshje e vështirë për ne, por shpresoj ta mbyllim këtë stinor vjeshtor sa më mirë“./Lajmi.net/