Barca nuk dëshiron ta rikthejë Dest në skuadër

Sergino Dest nuk do të jetë i mirëpritur te Barcelona. Mbrojtësi amerikan, Sergino Dest është duke luajtur në formë huazimi te skuadra e Milan. Dest nuk arriti ta bindte Xavi Hernandez për një pozitë në formacionin e tij, dhe duket se as aventura te Milani s’po i ndihmon. Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barcelona do të…

Sport

13/11/2022 22:20

Sergino Dest nuk do të jetë i mirëpritur te Barcelona.

Mbrojtësi amerikan, Sergino Dest është duke luajtur në formë huazimi te skuadra e Milan.

Dest nuk arriti ta bindte Xavi Hernandez për një pozitë në formacionin e tij, dhe duket se as aventura te Milani s’po i ndihmon.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barcelona do të provojnë të lirohen nga kartoni i Dest verën e ardhshme, kur huazimi te Milan të përfundojë, përcjell lajmi.net.

Kampionët e Serie A kanë opsionin për ta blerë lojtarin në fund të sezonit. Nuk dihet nëse do ta shfrytëzojnë atë. /Lajmi.net/