Laporta për Superligën e Evropës: Marrim bonus 1 miliard si dhe 300 milionë për sezon
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka rikthyer edhe një herë temën e Superligës së Evropës. Superliga e Evropës është një projekt ‘i pauzuar’ tash e sa kohë, pas reagimeve të shumta që pati kur projekti u prezantua në fillim. Megjithatë, skuadra si Real Madrid, Barcelona e Juventus nuk kanë hequr akoma dorë nga ky projekt.…
Sport
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka rikthyer edhe një herë temën e Superligës së Evropës.
Superliga e Evropës është një projekt ‘i pauzuar’ tash e sa kohë, pas reagimeve të shumta që pati kur projekti u prezantua në fillim.
Megjithatë, skuadra si Real Madrid, Barcelona e Juventus nuk kanë hequr akoma dorë nga ky projekt.
Së fundmi, presidenti i Barcës ka folur për Superligën e Evropës, duke përmendur edhe disa shifra që duket se e bëjnë atë projekt të parezistueshëm për klubet.
“Do të kishte një bonus prej 1 miliard euro për klubet që e bëjnë Superligën e Evropës”, ka thënë Laporta, përcjell lajmi.net.
“Për sezon, ne do të fitonim rreth 300 milionë euro në këtë kompeticion”, shtoi presidenti i Barcës.
Mbetet të shihet nëse ekipet e Premier League do të rikthehen në këtë kompeticion. Barca, Reali dhe Juventus po shtyjnë fort për ta çuar deri në fund idenë e tyre.
Shefi ekzekutiv i Superligës së Evropës ka thënë se liga mund të nis në sezonin 2024/25. /Lajmi.net/