United nuk e fton Ronaldon për ndeshjen kundër Fulham
Cristiano Ronaldo nuk është pjesë e skuadrës së Manchester United që ka udhëtuar drejt Londrës për ndeshjen e nesërme në Premier Ligë kundër Fulhamit. “Manchester Evening News” ka raportuar se Ronaldo nuk ishte pjesë e skuadrës që ka udhëtuar drejt Londrës, pasi që ai ka munguar sot në stërvitjet e United në “Carrington”, përcjell lajmi.net.…
Sport
Cristiano Ronaldo nuk është pjesë e skuadrës së Manchester United që ka udhëtuar drejt Londrës për ndeshjen e nesërme në Premier Ligë kundër Fulhamit.
“Manchester Evening News” ka raportuar se Ronaldo nuk ishte pjesë e skuadrës që ka udhëtuar drejt Londrës, pasi që ai ka munguar sot në stërvitjet e United në “Carrington”, përcjell lajmi.net.
Ylli portugez mungoi në fitoren 4:2 të United kundër Aston Villas në Carabao Cup për shkak të sëmundjes, dhe si duket Ronaldo nuk do të jetë pjesë e skuadrës as për ndeshjen e nesërme.
37 vjeçari ishte titullarë në katër ndeshjet e fundit para fitores kundër Aston Villas, ndërsa trajneri Erik Ten Hag nuk ishte i sigurt nëse Ronaldo do t’i rikthehej aksionit nesër kundër Fulham.
Mungesa e tij mund të jetë edhe për shkak të Kupës së Botës, për te evituar ndonjë lëndim në momentet e fundit për Ronaldon./Lajmi.net/