Departamenti i Filozofisë, SHFK, Fakulteti Filozofik e UP organizojnë konferencë shkencore ndërkombëtare
Departamenti i Filozofisë, Shoqata e Filozofëve të Kosovës, Fakulteti Filozofik e Universiteti i Prishtinës do të organizojnë konferencë shkencore ndërkombëtare në Ditën Botërore të Filozofisë. Këtë vit, tema e cila do të diskutohet do të jetë “Sfida postfenomenologjike – Raporti i Njeriut me Teknologjinë”, përcjell lajmi.net. Në këtë konferencë do të marrin pjesë profesorë të…
Lajme
Departamenti i Filozofisë, Shoqata e Filozofëve të Kosovës, Fakulteti Filozofik e Universiteti i Prishtinës do të organizojnë konferencë shkencore ndërkombëtare në Ditën Botërore të Filozofisë.
Këtë vit, tema e cila do të diskutohet do të jetë “Sfida postfenomenologjike – Raporti i Njeriut me Teknologjinë”, përcjell lajmi.net.
Në këtë konferencë do të marrin pjesë profesorë të huaj e vendorë, ndërsa përfshihen edhe emra të njohur të disiplinës së postfenomenologjisë si Robert Rosenberger, Lars Botin e Bas de Boer.
Gjithashtu, nga Kroacia do të marrin pjesë profesori Lino Veljak i cili do të bëjë gjithashtu edhe promovimin e antologjisë së tij “Ontologjia Praktike” dhe profesori Luka Perusic i cili do të marrë pjesë me kumtesë.
Pjesë e konferencës gjithashtu do të jenë edhe akademiku Muhamedin Kullashi dhe profesorët e departamentit të Filozofisë Astrit Salihu e Hasnije Ilazi.
Ngjarja do të mbahet më 17.11.2022, nga ora 09:00 në Fakultetin Filozofik.
Detajet: