Joshua do ta ndërrojë përsëri trajnerin, pas humbjes ndaj Usyk
Anthony Joshua nuk po rehatohet dot me trajnerët, qysh kur u takua me boksierin ukrainas, Oleksandr Usyk. Ylli britanik i boksit, Anthony Joshua pritet të ndërrojë përsëri trajnerin, pasi pësoi humbje në duelin e dytë ndaj Usyk. Joshua ndante rrugët me Robert McCracken vitin e kaluar, pasi mori shumë kritika pas humbjes ndaj Usyk. AJ…
Sport
Anthony Joshua nuk po rehatohet dot me trajnerët, qysh kur u takua me boksierin ukrainas, Oleksandr Usyk.
Ylli britanik i boksit, Anthony Joshua pritet të ndërrojë përsëri trajnerin, pasi pësoi humbje në duelin e dytë ndaj Usyk.
Joshua ndante rrugët me Robert McCracken vitin e kaluar, pasi mori shumë kritika pas humbjes ndaj Usyk. AJ nisi punët me Robert Garcia, por u mposht përsëri nga Usyk. Tani, ai ka thënë se po shikon për trajner të ri përsëri.
“Pra, sa i përket Robert Garcia, faleminderit që pyetët. Unë e respektoj shumë atë. Ai është një njeri vërtet i mirë, trajner vërtet i mirë. A do të punoj përsëri me të? Po, do ta bëja, por ajo që i kam thënë Robertit dhe ekipit gjithashtu është se dua të jem një shpirt i lirë. E dini, unë e mbylla veten për 11 vjet me një trajner dhe tani ndihem thjesht sikur dua të mësoj sa më shumë të jetë e mundur”, ka thënë Anthony Joshua për ‘Sporting News’, transmeton lajmi.net.
“Sinqerisht, nëse më njihni nga afër, gjë që shumë nga shikuesit ndoshta nuk e njohin, ajo që është nuk është trajneri, ka të bëjë me boksierin, atë që ai ka këtu lart [në kokën e tij]. Kështu që unë ndjej se jam në një pozicion ku unë jam në gjendje të punoj me këdo. Kështu që, kush e di se çfarë do të ndodhë vitin e ardhshëm”, shtoi ish-kampioni i peshave të rënda.
Anthony Joshua është në kërkim të një kundërshtari për të bërë rikthimin e tij në ring. Emra si Deontay Wilder, Dillian Whyte e Andy Ruiz Jr po përmenden si opsione. /Lajmi.net/