Hazard mund ta konsiderojë largimin nga Real Madridi

Eden Hazard është jashtë planeve të Carlo Ancelotti. Real Madrid nuk po kalkulojnë më në shërbimet e Eden Hazard dhe belgu mund ta konsiderojë largimin nga ‘Santiago Bernabeu’. Sipas raportimeve të ‘Marca’, Hazard di mirë pozitën e tij dhe do të shqyrtojë alternativat qysh në janar, përcjell lajmi.net. Newcastle United mund të jetë një destinacion…

Sport

07/11/2022 19:02

Eden Hazard është jashtë planeve të Carlo Ancelotti.

Real Madrid nuk po kalkulojnë më në shërbimet e Eden Hazard dhe belgu mund ta konsiderojë largimin nga ‘Santiago Bernabeu’.

Sipas raportimeve të ‘Marca’, Hazard di mirë pozitën e tij dhe do të shqyrtojë alternativat qysh në janar, përcjell lajmi.net.

Newcastle United mund të jetë një destinacion i mundshëm për ish yllin e Chelsea.

‘Magpies’ janë të interesuar ta kthejnë lojtarin në Premier League.

Mbetet të shihet nëse Hazard do të bindet nga projekti i skuadrës më të pasur në botën e futbollit aktualisht. /Lajmi.net/