Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në Baku të Azerbajxhanit

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka ka sjellë një tjetër sukses për Kosovën. Pasi u mposhtë në gjysmëfinale nga holandezja, Natascha Ausma, Loriana arriti të triumfojë për medaljen e bronztë në Grand Slam që mbahet në Baku të Azerbajxhanit. Kuka ishte më e suksesshme sesa anglezja Emma Reid, në kategorinë deri në 78 kilogramë. Xhudistja kosovare në…

Sport

06/11/2022 14:45

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka ka sjellë një tjetër sukses për Kosovën.

Pasi u mposhtë në gjysmëfinale nga holandezja, Natascha Ausma, Loriana arriti të triumfojë për medaljen e bronztë në Grand Slam që mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Kuka ishte më e suksesshme sesa anglezja Emma Reid, në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Xhudistja kosovare në raundin e dytë e eliminoi me IPPON gjermanen Teresa Zenker.

Në çerekfinale, Kuka u përball me xhudisten holandeze, Guusje Steenhuis.

Rikujtojmë që raundin e parë, ajo e kaloi pa luftë./Lajmi.net/